Google ADS

Rama në Berlin kërkon lëvizje të lirë për kosovarët

11:56 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Gjermani, duke folur në një takim të fondacionit “Friedrich Ebert” tha se në e shohim integrimin europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, si instrument modernizues dhe forcë e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Rama tha se nuk mund të jesh pjesë e Bashkimit Europian nëse nuk je në gjendje të flasësh me fqinjin e të bashkëpunosh me të.

Sipas kryeministrit, Bashkimi Europian e ka fuqinë për të mbajtur fort paqen dhe të parandalojë konfliktet.

“Dialogu mes Kosovës e Serbisë vazhdon. Serbia po negocion, ndërsa Kosova është i vetmi vend në të gjithë kontinentin, njerëzit e të cilit e kanë të ndaluar të lëvizin lirisht pa liberalizimin e regjimit të vizave. Njerëzit me të drejtë pyesin: Si ishte e mundur të shkonim në Gjermani pa viza, me pasaportë jugosllave, kur ishim nën diktaturë dhe tani që jemi një vend i pavarur nuk mund të dalim jashtë kufijve tanë?!”, tha Rama, transmeton TCH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme