Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka fajësuar presidentin Hashim Thaçi për siç ka thënë të gjitha të këqijat që i ka pasur Kosova pas luftës.
Sejdiu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këto të këqija, Thaçi kishte edhe ndihmën e kryeparlamentarit Veseli e kryeministrit Mustafa, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Thaçi nisi dialogun teknik i cili solli “Zajednicën” që bosnjizon Kosovën!
Thaçi nisi dialogun teknik i cilli solli Listën “Srpska” që është sot partner qeverisës, partneritet ky që u nënshkrua nga Thaçi dhe Mustafa!
Thaçi ka nënshkruar marrëveshje asfallti që çdo vit që nga viti 2008 i kushton buxhetit qindra milion euro me një kontratë që asnjëherë nuk është bërë publike!
Thaçi privatizoi krejt fabrikat e asetet e Kosovës dhe nuk e shndërroi Kosovën në “Sillicon Valley” siç premtonte por në fole të krimit, korrupcionit, e nepotizmit!
Thaçi pra është një profiter ordiner i cili gjithë punën e tij në qeveri dhe presidencë e ka të lidhur me Serbi, asfallt/privatizim, dhe kapje të shtetit!
Thaçi krejt këto nuk i ka bërë i vetëm, ortak kishte dhe e ka Veselin, ortak kishte dhe e ka Mustafën!
Dhe prej këtyre hajër nuk ka!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?