Google ADS

Cavusoglu: Të gjitha marrëveshjet me BE-në në rrezik, nëse nuk hiqen vizat

10:48 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë të shtunën se të gjitha marrëveshjet me Bashkimin Evropian duke përfshirë edhe atë për frenimin e fluksit të emigrantëve mund të vihen në rrezik nëse blloku dështon që të implementoj liberalizimin e vizave për turqit.

Duke folur për CNN turk, Cavusoglu ka thënë se Turqia do të prezantoj një teskt përfundimtar tek BE për të kërkuar që të bëhet e qartë nëse gjithçka do të anulohet ose gjithçka do të zbatohet nga të dyja palët, transmeton arbresh.info.

Turqia dhe BE-ja janë pajtuar vitin e kaluar që të ulin fluksin e emigrantëve për në Evropë në këmbim që të shkojnë miliarda euro ndihma për Turqinë dhe heqjen po ashtu të vizave për këtë shtet./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme