Google ADS

VMRO-DPMNE: Zaev tregoi qëllimin për ridefinimin e shtetit

10:43 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

VMRO-DPMNE sot përmes një deklarate për mediat ka vlerësuar se lideri i LSDM-së përmes hapjes së debatit rreth platformës shqiptare po tregon qëllimin e tij për ridefinimin e shtetit, tranmston Gazeta Express.

“Përpjekjet e Zoran Zaevit për të manipuluar opinionin dhe për ta nënvlerësuar inteligjencën e qytetarëve është i pasuksesshëm. Ai në stilin e tij, në mënyrë konfuze paralajmëroi se nëse e merr mandatin do të vazhdojë me debatin rreth platformës së Tiranës, për futjen e dygjuhësisë në banknota, në uniforma, ndryshimin e simboleve të shtetit etj. Kjo në fakt tregon qllimin e Zoran Zaevit, të cilën më herët e kishin paralajmëruar të ashtuquajturit ekspertë të LSDM-së, përmes debateve dhe konsultimeve me ekspertët partiak, por edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, të përpilojnë ridefinimin e shtetit”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

 

Sipas VMRO-DPMNE, “revolta e qytetarëve është në rritje për shkak të mungesës së sinqeriteti të LSDM-së, votuan për diçka tjetër në zgjedhje, kurse fituan krejtësisht diçka tjetër, platformën e Tranës, nga e cila siç duket”, Zaevi nuk po heq dorë.

 

VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit që të tërhiqet nga platforma ose të pranojë zgjedhje të reja parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale.e quan Zaev për të braktisur platformën ose të miratojë zgjedhje të reja parlamentare së bashku me lokale.

 

“Ne e inkurajuamZoran Zaev që  të tërhiqet nga nënçmimi dhe santazhi që po bën, kurse ai qartë e tregoi se nuk po tërhiqet. Opcioni i dytë të cilin e ka në dispozicion është të pranojë zgjedhje të reja parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale, ku qytetarët do të mund që në mënyrë demokratike të zgjedhin program, platformë, duke përfshirë edhe atë të Tranës, nëse me të vërtetë beson në të ai”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme