Të gjesh një copë të mirë mishi është e vështirë, sidomos në tregjet e mëdha.
Këtu janë disa këshilla që mund të jenë të rëndësishme në kërkim të mishit të cilësisë së lartë.
Mishi i grirë
Alternativa më e sigurt është ajo kur kasapi bën grirjen e mishit para jush. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë, dhe duhet të konsumohet për një ditë ose maksimumi dy ditë.
Bifteku
Pjesa më e mirë e mishit të viçit apo lopës duhet të jetë në ngjyrë më të qelët. Në qoftë se është me ngjyrë gri dhe ka ujë, ka shumë gjasa që ka qenë i ngrirë.
Mëlçia e viçit
Atë njerëzit e duan dhe e blejnë me dëshirë dhe në qoftë se e shihni në dyqan mishi, kjo do të thotë se pjesa tjetër e mishit është freskët. Mëlçia shitet dhe konsumohet e freskët prandaj nuk rekomandohet ngrirja. Nëse ajo është e shëndoshë atëherë është e fortë dhe e përgjakur, e nëse jo, me erën e pakëndshme gjithçka do t’a keni të qartë.
Shpatull viçi
Nëse është e shëndetshme dhe e freskët, do t’ju bjerë në sy menjëherë ngjyra e kuqe, ngjyra e bukur e misht të shëndetshëm dhe cilësia e tij. Nëse vëreni shenja të ngjyrës gri ose të zezë, është e mundur që ajo nuk është shumë e freskët ..
Mishi i shpendëve
Mishi i pulës duhet të jetë me aromë normale, ngjyra të ndritshme, dhe nuk duhet të jetë i errët rreth kockave dhe pjesës së butë, sepse kjo do të thotë se është i vjetër. Sa i përket mishit të çurës, vini re se krahët dhe ngjyra gjoksit janë me ngjyrë të butë rozë, dhe se kofshat janë pak më të errëta, që është krejt normale dhe nuk do të thotë që mishi nuk është i freskët. Ngjyra e gjelbër e mishit të çurës do të thotë që mishi është i vjetër.
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...