Një tjetër rast mitëdhënie është konstatuar ditën e sotme në kryeqytet pasi një shqiptar nga Kosova është munduar të korruptojë policin me 10 euro.
Në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet “Land Rover”, të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes.
Në momentin që policët i janë afruar mjetit, A.H. 23 vjeç me banim në Kosovë, ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.
Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, sëbashku me dokumentacionin, ai ka tentuar ti japë 10 euro punonjësit të Policisë, për tiu shmangur masës administrative.
Por pikërisht në këtë moment atij i janë hedhur prangat duke u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë
I ofron ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parkim të gabuar, arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit.
Më datë 10.03.2017, Shërbimet e Komisaraitit Rajonal të Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– A.H, 23 vjeç, banues në Kosovë
Në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me Rrugën “Ismail Qemali”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet “Land Rover”, të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes. Në momentin që shërbimet i janë afruar mjetit, shtetasi i lartë përmendur ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.
Pasi këtij shtetasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, sëbashku me dokumentacionin ka tentuar ti japë 10 Euro punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...