Google ADS

Filmohet për herë të parë, gjallesa më e pakapshme e ujërave (VIDEO)

23:52 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Në brigjet e Azores të Portugalisë, është filmuar për herë të parë balena True, që konsiderohet si gjallesa më e pakapshme që jeton në ujë.

Hulumtuesit ia kanë dalë ta xhirojnë krijesën me sqep, që ka fletëza të cilat i futë në xhepat anësor, duke e bërë shumë të shpejtë në lëvizje, transmeton Telegrafi.

Madje, mundësitë për ta parë janë shumë të vogla, meqë del rrallë në sipërfaqe për marrë ajër, ndërsa qëndron gjatë me një marrje fryme.

Krijesat që rriten deri në rreth pesë metra, e kanë marrë emrin nga Frederick W True, që është shkencëtar në Muzeun Nacional të Shteteve të Bashkuara.

Videoja që mund të shihni më poshtë, është realizuar gjatë vitit 2013, ndërsa u publikua tani gjatë një forumi që po zhvillohet për balenat.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Km5hiC2bESA?feature=oembed]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme