Google ADS

ISHTI: Zjarri në Shkodër nuk ka rënë nga bombula e gazit

23:17 | 10 Mars 2017
Trina Galanxhi

Zjarri i rënë në një banesë në Shkodër nuk ka lidhje me shpërthim të bombulës së gazit. Ky është konstatimi i ISHTI pas inspetimit në vendin e ngjarjes.

Në njoftimin zyrtar të ISHTI thuhet se:

Menjëherë pas informacionit për rënien e një zjarri në Rr.Nazmi Kryeziu në Shkodër, inspektorë të ISHTI u nisën drejt vendngjarjes .

Sipas të dhënave zjarri që ka rënë në banesën e familjes Hoxha, nga ku ka humbur jeten i asfiksuar Haki Hoxha rreth 80 vjec,nuk ka të bëjë me rrjedhje apo shpërthim bombole.

Në komunikimin me familjaret mësohet se zjarri ka fillur në katin e 2 ku ndodhej viktima.

Ndërkaq forcat zjarrfikese nga dhoma në katin e parë kanë nxjerrë 1 bombol 15 kg bosh , të pa instaluar me ndonje pajisje ngrohese apo gatimi.

Pas verifikimeve u konstatua se bombola është e pa dëmtuar dhe pa shenja deformimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme