Kalaja e Skenderbeut, ndodhet në Kepin e Rodonit, një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik ne Shqiperine e Mesme. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.
Princi Karl Topia dëshëronte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë kombëtar Skënderbeu duke synuar të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë.
Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450 dhe mendohet se përfundoi rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullaketa.
Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga Venediku.
Si rrezultat i veprimtarive gërryese të ujrave të detit një pjesë e mureve janë zhytur nën ujrat e Adriatikut.
Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sje...