Klinika e kirurgjive plastike u ofron një shansë vajzave që ‘të duken’ si Ivanka Trump

20:44 | 10 Mars 2017
Trina Galanxhi

Kompanitë e kirurgjive plastike në Kinë kanë bërë një ofertë të ‘bujshme’ për vajzat që duan të ngjajnë me Ivanka Trump.

Një klinikë në jug të vendit, i quajtur Foshan, u ofron klientëve mundësinë që të duken sikur fëmijët e presidentit Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.

Ivanka Trump admirohet në Kinë për dukjen e saj, për aftësinë e saj për të bërë biznës, për intelegjencën e saj dhe për zgjedhjen e burrit.

Li Yunxing, mjek për kirurgjinë plastike kanë thënë se ‘gratë e reja në Kinë duan që të ndryshojnë pamjen dhe të ngjajnë sa më shumë me yjet e filmave’.

“Gratë e reja duan sy të mëdhenjë si të Ivankës, hundë të bukur si ajo dhe buzë të përsosura”, ka thënë ai.

Trendi për të ngjarë me Ivanka Trump ka zbritur edhe në vendin komunist, por as Ivanka nuk e lë pas dorë Kinën. Gjatë Vitit të Ri kinez, në rrjetet sociale ajo postoi një video në të cilën shfaqej vajza e saj duke kënduar një këngë tradicionale.

Për më tepër, klininika e Li Yunxing mban emrin Yiwanka, që në përkthim fjalë për fjalë edhe emri i Ivankës në gjuhën kineze./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme