Rooney siç duket do të ndjek hapat e legjendave në ‘Old Trafford’ si Bryan Robson, Nemanja Vidic, Dwight Yorke dhe Andey Cole.
Siç raportojnë mediat angleze, sulmuesit Wayne Roony do i ofrohet puna e ambasadorit në Manchester United në fund të karrierës së tij, transmeton portali arbresh.info. E ardhmja e Rooney vazhdon të mbetet në dyshime derisa ekzistojnë mundësitë për transferim në Kinë ose Amerikë me përfundimin e këtij sezoni.
Ish klubi i tij, Evertoni ka shprehur gjithashtu interesim për të transferuar atë sërish në ‘Goodison’ nëse ai është i përgatitur për një pagë shumë të vogël se te gjiganti anglez.
Sidoqoftë, menjëherë pasi Rooney të heq dorë nga atletet edhe nëse fillimisht transferohet në Kinë apo MLS, “Djajtë e Kuq” thuhet se kanë të gatshëm detyrën e re për sulmuesin anglez./arbresh.info
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...