Google ADS

Shembet harku ikonik që u shfaq në serialin ‘Game of Thrones’

19:38 | 10 Mars 2017
Trina Galanxhi

Harku natyror  që është shfaqur në filmat ‘Clash of the Titans’, ‘The Odysses’ dhe së fundmi në serialin ‘Game of Thrones’ është shembur.

Kryeministri i Maltës Joseph Muscat përmes rrjetit social twitter ka njoftuar për shembjen e harkut, transmeton portali arbresh.info

I njohur si dritarja Azure, harku gëlqëror që qendroi në ishullin Gozo të Maltës ka shpërbyer si një kornizë për fotografët që kanë dashur të kapin rrezet e diellit mbi ujërat e Mesdheut.

Qeveria e Maltës kishte marrë hapat e duhur për ruajtjen e harkut dhe vizitorët ishin ndaluar të ngjiteshin  mbi hark, apo të notonin përfundi saj.

Sipas Muscat ‘fenomeni natyror ishte shumë i vështirë për tu mbrojtur’./Arbresh.info

 

Të ngjashme