Motorola, e cila tash është në pronësi të Lenovo, nuk e ka “ngritur flamurin” në kongresin botëror të mobilëve muajin e kaluar në Barcelonë, por kjo nuk do të thotë se nuk është duke punuar asgjë.
Pritet që telefoni i radhës së Motorola-s, për të cilin thuhet se është vërejtur në internet, do të ketë çipset Qualcomm Snapdragon 835, i cili ndodhet edhe brenda telefonave Samsung Galaxy S8, transmeton KosovaPress.
Gazetarja e teknologjisë Diana Guverc ka vendosur madje edhe fotografinë e telefonit në llogarinë e saj në Twitter, por ka theksuar se pajisja është e paketuar në maskën me shirit për të ruajtur dizajnin.
Megjithatë, rezultatet e Speedtest konfirmojnë se bëhet fjalë për një pajisje të fuqishme e cila do të vijë me Snapdragonom 835. Diana tutje pohon se telefonin do ta shohim muajve të ardhshëm, si dhe do të ketë katër antena. Kjo do t’i mundësojë që të punojë me rrjetet gigabajt LTE.
Informata tjera lidhur me telefonin nuk janë bërë të ditura për momentin.
Rama: Unaza e Madhe e Tiranës gati në fund të këtij viti
Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së: E deshte Atdheun dhe u fli...
Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda k...
Mediat zvicerane e konfirmojnë: Amir Saipi ka vendosur që ta...
Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Me foto mes kanabisit, Salianji apel nga qelia për pjesëmarr...