Inspektorë financiar ushtrojnë kontrolle në shoqatat qytetare të Maqedonisë

16:57 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Shumë shoqata qytetare në Maqedoni janë vizituar nga inspektorë të Drejtorisë së të hyrave publike (DHP), kurse një numër i tyre janë vizituar edhe nga policia financiare dhe pjesëtarë të MPB-së, me kërkesë të Prokurorisë themelore publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtoreshës së fondacionit ”Shoqëria e hapur”, Fana Karanfilova – Panovska, këto vizita janë bërë në bazë të një procedure të panjohur. Ajo thotë se inspektorjët kërkojnë gjithçka dhe sërish nuk dijnë se çfarë kërkojnë.

Panovska bëri të ditur se në tre ditët e fundit, nga organizatat janë marrë dokumente përp agesa dhe për hyrjet financiare nga USAID. Panovska alarmon se shoqatat qytetare mund të shndërrohen në dëm anësor i krizës politike në vend.

Edhe Bojan Mariçiq, drejtor ekzekutiv i ”Eurothink” thotë se shoqata e tij është vizituar nga inspektorë financiar pas pjesëmarrjes së tij në emisionin ”Top Tema”, në ditën kur dy pjesëmarrës e lëshuan këtë emision debativ. Mariçiq shtonë se nuk ka dijeni se përse është inspektuar shoqata që ai drejton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme