Samiti i BE-së përfundon pa pajtim rreth konkluzioneve

16:37 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Këshilli evropian ka pranuar të premten se vendet anëtare nuk kanë arritur të kenë pajtim rreth konkluzioneve të samitit për shkak të, siç thuhet, arsyeve që nuk janë të ndërlidhura me thelbin e tij.

“Këshilli evropian ka diskutuar për dokumentin e propozuar. Atë e kanë mbështetur 27 vende anëtare, por nuk është arritur konsensus për arsye që nuk kanë të bëjnë me thelbin e tij”, thuhet në konkludimin e samitit pranveror të BE-së, të publikuar në emër të presidentit të Këshillit evropian, dhe jo vetëm të Këshillit, transmeton Tanjug.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme