Google ADS

Thaçi solidarizohet me familjet e personave të plagosur në Gjermani

16:08 | 10 Mars 2017
M. A.

Pas sulmit që dyshohet se e kreu një kosovar në Dusseldorf të Gjermanisë, në stacionin e trenit, presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter është solidarizuar me familjet e personave të plagosur.

Gjithsej 9 persona u plagosën në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë, pasi i identifikuari nga mediat gjermane si Fatmir H., ka sulmuar me sëpatë.

“Lajm i tmerrshëm nga Dusseldorfi, sulm i pështirë nga një person i çmendur. Lutjet dhe mendimet tona qëndrojnë me të lënduarit dhe familjet e tyre”, ka shkruar Thaçi.

Policia në Gjermani ka konfirmuar se personi në fjalë është nga Kosova, por edhe ka përjashtuar mundësinë se ishte sulm terrorist, pasi thuhet se autori i sulmit ishte i shtrirë në një spital psikik.

capture_1489157986-7645303

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme