Google ADS

Hoxha mohon se ka marrë raport nga Inspektorati për drejtorët e burgjeve

15:31 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka mohuar lajmin që ka publikuar sot portali “Arbresh.info” ku thuhet se ajo pritet t’i shkarkoj katër drejtorë të burgjeve.

Arbresh.info ka mësuar sot nga burime të saj brenda MD-së se ministrja Hoxha pritet t’i shkarkoj katër zyrtarë të lartë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një gardian.

Në reagimin e saj, Hoxha ka thënë se ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati Korrektues i Kosovës.

“Sqarojmë opinionin publik se shkrimi i sotëm në disa portale, me titull: “Ekskluzive: Ministrja Hoxha pritet t’i shkarkojë katër drejtorë të burgjeve”, është i pasaktë.

Ministrja e Drejtësisë, ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës, andaj, çdo konstatim rreth kësaj çështjeje është i pasaktë.

Pas pranimit të Raportit të Inspektoratit, Ministrja e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet në pajtim me të gjeturat e raportit”, thuhet në reagim./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme