Dy donatorë nga Gjermania, prifti Erih Stainer dhe mërgimtari Aqif Isufi, tani pensionistë, kanë sjellë ndihma ushqimore dhe higjienike për 20 familje skamnore në Gjilan, të cilat ata i kanë siguruar për nevoja të qytetarëve me gjendje të vështirë sociale në Kosovë.
Me këtë rast Aqif Isufi ka bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që sjellin ndihma për skamnorët në Gjilan, pas luftës, duke premtuar se kjo nuk do të jetë as e fundit.
Nga ana e tij, prifti Erih Stainer ka thënë se ai kishte ngelur i prekur nga gjendja e refugjatëve shqiptarë gjatë kohës së luftës, andaj kishte vendosur që të vazhdojë të merret me këtë aktivitet humanitar edhe pas luftës.
Ramadan Murtezi, shef i sektorit të Ndihmave Sociale në Gjilan, ka thënë se këta dy bamirës, me mjetet që i kanë grumbulluar në Gjermani, kanë blerë artikuj ushqimorë dhe higjienikë për 20 familje të cilat gjenden në listat e asistencës sociale.
“Pakot e ndihmave që përmbajnë 14 artikuj ushqimorë e higjienikë, përfituesve u janë dërguar nëpër shtëpitë e tyre”, ka thënë Murtezi.
Ndryshe, Isufi dhe Stainer më herët kanë ndihmuar nevojtarët në Zhegër e Llashticë. Ndjeshmëria e tyre ndaj skamnorëve kosovarë ka filluar gjatë luftës, kur ata kishin ndihmuar refugjatët në Shqipëri.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I