Qeveria miraton programin për marrëveshjen e MSA-së, 2017-2021

13:27 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Qevesia e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme programin kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2017-2021.

Ministrja e integrimeve europiane, Mimoza Ahmetaj tha se Programi është hartuar me institucionet që parasheh masa afatgjate deri në 5 vjet, shkruan arbresh.info.

“Programi parasheh masa konkrete të 33 kritereve. Të gjitha masat janë të ndara ne 3 blloqe. Programi përcakton  qarte përgjegjësinë e institucioneve përkatëse dhe afatin kohore te kryerjes se detyrave”, tha Ahmetaj.

Kostoja e këtij programi pritet të jetë 484 milion euro./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme