Kosovari i arrestuar në Dyseldorf, Gjermani, Fatmir H, është personi që plagosi të enjten mbrëma nëntë persona me sëpatë.
Policia gjermane, ka njoftuar se ky person vuan nga një sëmundje mendore.
Policia tha se ai kishte sulmuar njerëzit pa dallim, por fatmirësisht askush nuk ka humbur jetën.
Një person është plagosur rëndë dhe agresori po ashtu, pasi kërceu nga një urë ndërsa përpiqej t’i shpëtonte policisë. Ai po trajtohet tani në një spital.
Konfuzioni është shkaktuar nga pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat është parë një person teksa vrapon.
“Ne nuk e përdorim fjalën terrorizëm”, ka thënë një zëdhënës i Policisë duke shtuar se nuk ka pasur kërcënime për sulme të reja dhe ende nuk dihet saktë për rrethanat e ngjarjes.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin