Google ADS

Qeveria miraton raportin vjetor të punës për vitin 2016

14:52 | 10 Mars 2017
M. A.

Qeveria  ka miratuar raportin vjetor të punës së qeverisë për vitin 2016.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky raport ka për qëllim të sheh progresin e arritur në prioritetet e Qeverisë.

“Raporti ka për qëllim të sheh progresin e arritur, veçmas të jetë referencë për prioritetet strategjike për këtë vit. Gjatë 2016, Qeveria ka punuar në pesë prioritete, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, agjendën evropiane dhe politikën e jashtme, arsim, shkencë, kulturë, sport, zhvillim rinor dhe zhvillimin e shëndetësisë moderne. Të arriturat kanë qenë të prekshme për qytetarët e Kosovës “, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme