Google ADS

Ahmeti: Ivanov nuk guxon që krizën politike ta shndërrojë në krizë etnike

12:28 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar të premten me ambasadorin e Francës në Shkup Kristian Timonier me të cilin diskutuan për situatën në vend dhe rajon, si dhe për nevojën imediate që të zgjidhet ngërçi politik në Maqedoni.

Kreu i BDI-së njoftoi diplomatin francez se ka kërkuar nga partitë relevante parlamentare që të nisin dialog në mënyrë që të arrihet kompromis sa më shpejtë dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit si pikënisje për zgjidhjen e krizës.

Ahmeti tha se deklarata e përbashkët nuk cenon rendin e as karakterin kushtetues dhe është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë pasi paraqet përmbledhje të programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare.

Për më tepër, Ahmeti përsëriti që shefi i shtetit George Ivanov dhe politikanët tjerë nuk guxojnë që krizën politike ta shndërrojnë në krizë etnike dhe duhet të përmbahen maksimalisht nga nxitja e urrejtjes midis dy komuniteteve shumicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme