Është konfirmuar nga prokuroria zvicerane, se personat që mbetën të vrarë mbrëmjen e së enjtes në një sulm me armë në një lokal, janë dy shqiptarë.
Mediat nuk bëjnë të ditur emrin e tyre, por thonë se shqiptarët ishin të moshës 28 dhe 39 vjeçarë. Ndërkohë një person i tretë 24-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, mbeti i plagosur rëndë.Ngjarja e rëndë ndodhi në Basel, në veri të Zvicrës, rreth orës 08:15 të mbrëmjes në një lokal i cili frekuentohej nga shqiptarët, “Cafe 56” në rrugën Erlenstrass, – transmeton Express.
Ndërkohë nga hetimet e deritanishme të prokurorisë, mendohet që dy persona, ende të paidentifikuar, të kenë hyrë në lokal duke hapur zjarr. Për autoritetet zvicerane mbetet ende i paqartë motivi i këtij krimi. Sipas dëshmive të mbledhura, pasi qëlluan me armë, autorët të veshur me të zeza, u larguan drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë.
Ekzekutimi i shqiptarëve është cilësuar si ngjarja më e rëndë e ndodhur në Basel vitet e fundit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...