Google ADS

Parandaloni sëmundjet e zemrës me këtë kurë

01:44 | 10 Mars 2017
Trina Galanxhi

Limoni dhe hudhra janë padyshim dy ushqimet më të dobishme që konsumojmë, pasi ato ofrojnë përfitime të mahnitshme shëndetësore.

Me sa duket, kombinimi i tyre është  një ilaç natyral që ndihmon në përmisimin e qarkullimit të gjakut, pastron arteriet dhe ul nivelin e lartë të kolesterolit, transmeton arbresh.info.

Kur kolesteroli grumbullohet në arterie, rriten gjasat që të prekeni nga sulmet në zemrës dhe nga sëmundjet tjera të zemrës.

Njerëzit shpesh përdorin përdorin ilaçe të ndryshme të ofruara nga industritë farmaceutike për të ulur kolesterolin dhe për të parandaluar probleme të zemrës, por këto zgjidhje janë shpesh të ngarkuar me kimikate dhe joefektive.

Në anën tjetër, ju mund të parandaloni sëmundjet e zemrës vetëm me 2 përbërës.

Përbërësit:

2 gota lëng limoni
1 filxhan lëng hudhër
1 filxhan lëng xhenxhefil
1 filxhan uthull molle

Në një enë vendosni xhenxhefilin dhe uthullën për tu zier dhe pasi të jetë ftohur lëngu shtoni 3 gota mjaltë organic.
Më pas shtoni lëngun e limonit dhe hudhrën dhe përzieni mirë. Pasi të jenë përzier mirë vendosni lëngun e fituar në një kavanoz qelqi dhe vendosni në frigorifer. Të nesërmen konsumoni 1 lugë gjellë në stomakun bosh. Këtë kurë duhet ta përdorini për 3 javë dhe më pas pushoni për 3 javë të tjera. Trajtimi duhet bërë 2 herë në vit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme