Google ADS

Urdhër arresti për biznesmenin Sead Koçan

22:24 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Këshilli Penal i Gjykatës Thmelore – Shkupi 1, ka urdhëruar që të arrestohet biznesmeni Sead Koçan. Sipas TV Telma, Gjykata ka lëshuar urdhër i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Kjo vjen pasi Këshilli Penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, e cila është dorëzuar pas vendimit të parë të gjykatës për arrestim.

Këshilli sot vendosi se gjitha kushtet për arrestim janë plotësuar, gjegjësisht ka pranuar propozimet e PSP-së, se nëse Koçan mbetet në liri mund të ikë, të ndikojë tek gjykatësit ose të zhdukë provat nga rasti “Trust”.

Në lëndën “Trust” janë të dyshuar tre persona fizik dhe tre juridik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme