Kina ka bërë të ditur sot se mosrespektimi i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), mund të çojë në luftë tregtare.
Një koment i tillë vjen pas sulmeve të përsëritura të Presidentit amerikan Donald Trump, kundër kësaj organizate ndërkombëtare.
Administrata Trump kritikoi ashpër OBT-në në fillim të marsit në një dokument zyrtar, duke e cilësuar të paaftë për të penguar praktikat tregtare të pandershme.
“Nëse anëtarë të OBT-së injorojnë rregullat e miratuara nga ato vetë për interes të tyre dhe refuzojnë të zbatojnë vendimet e tyre për mosmarrëveshjet, atëherë sistemi tregtar do të ketë vetëm emërtimin shumëpalësh”, u kundërpërgjigj sot gjatë një konference shtypi, Sun Jiwen, zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.
“Mund të kemi gjithashtu një përsëritje të luftës tregtare të viteve 1930”, tha ai.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para