Google ADS

Është koha që të përmbyllet ngecja politike në Maqedoni

19:52 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier ka shprehur të enjten shqetësimin për shkak të situatës në Maqedoni dhe u ka bërë thirrje liderëve politikë në vend që t’i japin fund krizës politike në interesin e të gjithë qytetarëve.

“Përmbyllja e ngecjes politike dhe ripërtëritja e stabilitetit politik duhet të jetë prioritet. Çelësi për zgjidhje është në duart e akterëve politikë, të cilët duhet të zgjidhin krizën për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Zanier në fund të vizitës në Shkup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme