Bashkimi Evropian nuk merr në konsideratë letrën e presidentit Ivanov dhe nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimit të shefes së diplomacisë evropiane Federika Mogerini. Në përgjigjen drejtuar televizionit Alsat lidhur me komentimin e letrës së kreut të shtetit që kërkonte dënimin dhe hedhjen poshtë të platformës shqiptare nga Brukseli, zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se mesazhet e dërguara një javë më parë nga Mogerini ishte të qarta dhe është presidenti ai që duhet ta rishqyrtojë vendimin e tij.
“Jemi në dijeni të letrës së presidentit Ivanov. I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, përfshirë presidentit, të respektojë rezultatin zgjedhor, të veprojë në përputhje me Kushtetutën, të respektojë shumicën e qartë parlamentare, të lejojë procesin demokratik të rrjedh. Kështu, i bëjmë thirrje presidentit që ai të rishqyrtojë qëndrimin e tij aktual dhe të mundësojë formimin e qeverisë së re”, deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së.
Bashkimi Evropian komentoi tërthorazi edhe platformën shqiptare. Ky dokument, sipas Brukselit, si pjesë e mundshme e programit qeveritar duhet të jetë në përputhje me kushtetutën.
“Sikurse kemi theksuar disa herë, nuk do të spekulojmë ose komentojmë mbi ndonjë program qeveritar specifik i cili duhet sigurisht të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Por ne presim formim të shpejtë të qeverisë së re e cila duhet të jetë e angazhuar në implementimin e reformave të prapambetura”, tha Kocijançiq.
https://www.youtube.com/watch?v=25CDjo3sC7k
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...