Google ADS

Bisedimet me Serbinë kishin rezultate pozitive (FOTO)

18:59 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie  ka vizituar sot Urën e Ibrit në Mitrovicë. Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“I gëzuar që vizitova sot Urën e rinovuar dhe të hapur për këmbësorët në Mitrovicë; rezultatet pozitive të dialogut përmes Bashkimit Evropian”, ka shkruar diplomati amerikan, përcjellë Indeksonline.

Me mbishkrimin, Delawie ka lënë të kuptohet se rinovimi i Urës së Ibrit ka ardhur nga dialogu mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Deri sa, kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën e cila kërkon pezullimin e këtij dialogu deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca.

17197984-10212672438991185-2081576027-n

17198344-10212672446471372-1649789106-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme