Sot rreth orës 12:30, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë të Drenasit, ka ndodhur një përleshje mes një mësuesi dhe disa Sindikalistëve të Pavarur të Mësimdhënësve të arsimit në këtë komunë.
Hajriz Fazliu, mësues në këtë shkollë, pas një zënke me njërin nga ta ka nxjerrë një thikë, por është ndaluar nga një person tjetër, mësues në këtë shkollë.
Pas përleshjeve, njëri nga personat e sindikatës i cili posedonte revole, ka gjuajtur por askush nuk është lënduar
Ndërsa në vend ngjarje ka dalë policia dhe po merret me rastin.
Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, i kontaktuar nga Arbresh.info, nuk ka dashur të jep detaje rreth këtij rasti duke thënë se nuk është nën kompetencën e tij.
Morina ka sugjeruar të kontaktohet me stacionin e policor në Prishtinë por as këta të fundit nuk janë përgjigjur./Arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...