Google ADS

Halbah në Maqedoni: Nuk ka asgjë shqetësuese në Platformën shqiptare

15:37 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

I dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah pas takimit që realizoi me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, ka deklaruar se nuk sheh asgjë shqetësuese në Platformën e përbashkët shqiptare. Ai madje është shprehur i bindur se Ivanov duhet t’i jep mandatin shumicës parlamentare, që me këtë t’i hap rrugë formimit të qeverisë së re.

“Jemi të bindur se Ivanov duhet t’i lejoj shumicës parlamentare që sa më shpejtë në Kuvend të formoj qeverinë e re. Është shumë e rëndësishme që Specialja te vazhdoj me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera. Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen”, dekallroi i dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Helbah.

Ali Ahmeti pas takimit deklaroi se janë spekulime zërat se do të tërhiqemi nga Platforma e përbashkët. “Diskutuam me për situatën politike, gjermania është e interesuar për sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”, ka thënë Ahmeti.

Ziadin Sela pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman ka deklaruar se partitë politike shqiptare janë të vendosur dhe se nuk heqin dorë nga Platforma e përbashkët dhe se sipas tij presidenti Ivanov me mosdhënien e mandatit vetëm se thellon edhe më tepër krizën politike.

Sela mes tjerash tha se me përfaqësuesin e lart të ministrisë së jashtme Gjermane kanë diskutuar për krizën politike në vend, për stabilitetin e Maqedonisë . Ai beri apel qytetareve te rinë të qetë se nuk preket integriteti i shtetit. Për Ivanovin tha se mundohet te bej anarki me veprimet e tij të fundit dhe se askush nuk ka të drejtë të protestoj kundër të drejtave të të tjerëve.

Ai madje ka përgënjeshtruar zërat se qytetarët që nuk dinë gjuhën shqipe do të paguajnë dënime prej 5 mije eurove.

Shteti gjerman edhe njëherë dëshmon se është i interesuar për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë, deklaroi lideri i lëvizjes BESA, Billal Kasami, pasi përfundoi takimin me ambasadorin Helbah.

Kasami u shpreh se është optimist dhe pret që kriza disa vjeçare politike shumë shpejtë të mbarojë dhe kërkoi sjellje te matur prej aktoreve politik.

Për momentin i dërguari special i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë zhvillon takim me përfaqësues të PDSH-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme