Moska konsideron se duket të jenë të pranueshme të dhënat për pajisje për hakim të CIA-s, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov pas takimit të enjten me homologun gjerman Zigmar Gabriel.
“Kur bëhet fjalë për pajisjen e harkimit të cilën e posedon CIA, i kemi parë”, ka thënë Lavrov, duke shtuar se niset nga ajo që ekspertët e konsiderojnë këtë informacion të pranueshëm, transmeton TASS.
Ai ka thënë se duhet marrë parasysh gjithçka rreth së cilës delegacioni rus është i vetëdijshëm.
“Wikileaks” ka publikuar mijëra dokumente të reja, në të cilat janë përshkruar aparatet teknologjike, të cilat thuhet se CIA i përdorë për sulme hakimi në prodhimet softuerike dhe harduerit, të cilat përdoren në gjithë botën.
Agjencia amerikan nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka demantuar vërtetësinë e dokumenteve.
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet