Pas 8 marsit, godet bashkëshorten me thikë

15:26 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Një 53-vjeçar nga Patosi ka plagosur bashkëshorten e tij me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm ndërsa çifti ndodhej në banesën e tyre, në fshatin Kuqar.

Gruaja 52 vjeçe me iniciale L. Hoxha, është shoqëruar në spitalin Rajonal të Fierit dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshorti i saj, Arben Hoxha, është arrestuar.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme