Google ADS

Shkup, vjedhje në një pompë benzini

15:57 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Dy kryerës të panjohur mbrëmë kanë vjedhur rreth 28.000 denarë nga pompa e benzinës në rrugën ‘Pero Navkov’ në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi policia, kryesit kanë qenë të maskuar, kurse para se ta kryejnë vjedhjen, në orën 3:10, i janë kërcënuar të punësuarit me pushkë automatike. Më pas e kanë goditur me pushkë në kokë dhe janë nisur në drejtim të panjohur.

Janë ndërmarrë masa për gjetjen e tyre dhe për ndriçim të plotë të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme