Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon njoftoi sot se, në rast të një referendumi të ri për pavarësi për të parandaluar efektet e Brexit, atëherë vjeshta e 2018-ës do të ishte periudha më e favorshme për të organizuar një proces të tillë.
E intervistuar nga BBC në kuadër të një dokumentari të titulluar “Brexit”, marrëveshja më e rëndësishme politike e Britanisë së Madhe, në lidhje me mundësinë e një referendumi të dytë për vetëqeverisje dhe momentin më të përshtatshëm për ta organizuar, kryeministrja mbështetëse e pavarësisë siguroi se asgjë nuk përjashtohej.
Në fund të dhjetorit, Nicola Sturgeon prezantoi planin e saj, pasi Skocia votoi 62 për qind pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, për të vijuar që vendi të mbetej anëtar i tregut të përbashkët evropian, pavarësisht Brexit.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...