Vllado Maresh, gazetar i njohur shumëvjeçar serb dhe kryetar i Gjykatës së Nderit të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, për Radio Evropën e Lirë, seksioni në gjuhët e sllavëve të jugut, ka shpjeguar pse mediat në Serbi me gjuhë fyese dhe nxitëse për krizën në Maqedoni fajësojnë partitë dhe politikanët shqiptarë, duke pretenduar për përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
Konkurrenca
Gazetari serb pohon se shqiptarët për serbët janë material optimal për teori të shumëllojshme konspirative paranojake.
“Sa herë që kemi nevojë për ndonjë gjë, dhe kurdo që duam të jemi kreativë në atë mënyrë, ne i përdorim shqiptarët”, ka thënë Maresh, transmeton lajmi.net.
Natyrisht, thotë ai, në konkurrencën janë edhe kroatët dhe shqiptarët, por se shqiptarët janë disi më të përshtatshmit për teori të tilla.
Turpi
Maresh thekson se ky qëndrim i prodhuar, projektuar, i ruajtur dhe i ushqyer njëqindvjeçar ndaj shqiptarëve është pasojë e dëshirës së çmendur për zgjerimin territorial të Serbisë dhe përjetimin të vetvetes si një lloj fuqie perandorake.
“Kur e shihni veten si një imperialist, keni nevojë për të gjetur dikë të cilin do ta njollosni, pushtoni, ta përulni e ta eksploatoni, rol ky i cili i është caktuar shqiptarëve”, shton ai.
Maresh thotë se “kjo është turpi ynë njëqindvjeçar”.
Rreziku
“Ne (mediat) kështu mendojmë se do t’i pëlqejmë më shumë ndonjë padroni, për të cilin punojmë tashmë, dhe ky padroni është gjithmonë ndonjë politikan”, thotë Maresh.
Ai pohon se “ne e përdorim rrëfimin për shqiptarët, i cili është i pandryshueshëm”.
Ky rrëfim, sipas Maresh, ka vetëm disa forma që ndryshojnë varësisht nga ajo se cila është më interesante.
Gazetari serb thotë se aktualisht kjo temë është ajo sesi shqiptarët janë një rrezik i madh, sepse duan që ta bëjnë “Shqipërinë e Madhe”.
“Kampionët”
Një pohim i tillë për “Shqipërinë e Madhe” nga ana e serbëve është një marrëzi, thekson Maresh, i cili shton se në politikën tonë ky pohim është mjaft i dobishëm dhe i përdorshëm.
“Qeveria është gjithmonë e pranishme aty për t’u përfshirë në këto trillime të mëdha, apo si dikush që do të ndihmojë për të bërë ndonjë marrëzi apo si dikush që dallon marrësi ose rrezikun, dhe që kështu ata (Qeveria) do të na shpëtojnë nga kjo marrëzi apo rrezik”, thotë Maresh, transmeton lajmi.net.
Ai shton se kur janë shqiptarët në pyetje, janë gjithmonë politikanët ata që qëndrojnë prapa atyre qëndrimeve, në një mënyrë apo tjetër.
“Ndërkaq, favoritë tonë të sotëm dhe kampionët e viteve të nëntëdhjeta janë veçanërisht plot me marrëzi të tilla”, përfundon Maresh.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...