Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. L., duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.
Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave ka ardhur në përfundim se i akuzuari R. L. në cilësinë e Inspektorit komunal të resurseve natyrore, gjatë periudhës kohore 2013 – 2014 në Kamenicë, me qëllim të vetit apo tjetrit t’i sjellë dobi të kundërligjshme, në vazhdimësi ka keqpërdorë pozitën apo autoritetin zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke i ndihmuar në forma të ndryshme kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.
I akuzuari në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë instruksione kompanive për eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit, duke udhëzuar të njëjtat që të pajisen me dokumente fiktive doganore dhe të natyrave si mbulesë për ushtrimin e veprimtarive të tyre dhe operimin e tyre në mënyrë ilegale, të cilat ishin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 02/46, të datës 02.11.2011.
Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën