Shkencëtarët kanë gjetur fakte se truri i njeriut mund të vazhdojë të funksionojë edhe madje kur trupi pëson vdekje klinike.
Hulumtuesit nga Universiteti në Ontarion Perëndimore në Kanada kanë vërejtur impulse elektrike në trurin e një pacienti pavarësisht se pacienti ishte i larguar nga aparati për mbajtjen e organizmit në jetë.
Aktiviteti i trurit ka zgjatur edhe dhjetë minuta pas ndalimit të punës së zemrës, ndërsa janë vërejtur edhe tallaze të trurit në formë të atyre që paraqiten kur jemi në gjendjen e gjumit të thellë, transmeton KosovaPress. Megjithatë, ka ekzistuar një dallim i rëndësishëm në aktivitetet elektrike në tru gjysmë ore para vdekjes së pacientit dhe pesë minuta pas ndaljes së punës së zemrës së tij.
Te tre nga katër pacientët, truri kishte ndaluar së punuari para se të ndalej zemra, ndërsa aktiviteti i neuroneve te të tre pacientët ishte ndryshe. Kjo do të thotë se të gjithë ne pësojmë vdekje në mënyrë të ndryshme”, shkruan “Daily Mail”.
Në pajtim me këtë, shkencëtarët thonë se është ende herët të thuhet se cila është mënyra që ky fenomen të reflektojë në përvojën tonë “nga ana tjetër e jetës”.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?