Adri Nurellari, ish-këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ata që po e akuzojnë shefin e shtetit për iniciativën për projektligjin për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dje e akuzonin se Asociacionin dhe demarkacionin po e shtynë për t’i pëlqyer Washingtonit dhe Brukselit.
Nurellari në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ata që e kritikonin Thaçin dje, sot po thonë se nuk duhet te ecet përpara me ushtrinë pa pëlqimin e SHBA-ve dhe euro-perëndimorëve.
“Domethënë brenda pak ditësh të njëjtit e shajnë presidentin si të dëgjueshëm e të nënshtruar ndaj perëndimit dhe njëherazi si të pabindur e kryeneç ndaj partnerëve ndërkombëtar. Kësaj i thonë hip se të vrava zbrit se të vrava. Për këto zëra nuk ka rëndësi çfarë thuhet e bëhet por vetëm kush e thotë, pra ad hominem. Inkoherencë totale e mungesë logjike që vjen si rezultat i një urrejtje personale pasionale, që ua errëson gjykimin dhe turbullon mendimin”, ka shtuar ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...