Nuk kalon kërkesa për debat për Gjykatën Speciale

12:34 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ia thanë jo sot debatit për rikthimin e Gjykatës Speciale në Kuvend, të kërkuar nga deputeti i PDK-së, Nait Hasani, shkruan arbresh.info.

Pas debatit mes shefave të Grupeve Parlamentare, vetëm 54 deputetë votuan për debat prej të cilëve 52 për, një kundër dhe një abstenim.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti konstatoi se debati nuk kalon./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme