Kremlini hedh poshtë akuzat e SHBA-ve se po shkel frymën e marrëveshjes

12:20 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Moska zyrtare të mërkurën ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se ka shkelur frymën dhe synimet e marrëveshjes për eliminimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi.

“Rusia ka respektuar, e respekton dhe do të respektojë të gjitha obligimet ndërkombëtare, përfshirë edhe ato në kuadër të marrëveshjes për eliminimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi…madje edhe atëherë kur nuk është në interesin e saj”, ka thënë zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitrij Peskov, transmeton Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme