Miratohet Rezoluta për Haradinajn, reagon Konjufca

12:10 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës i është rikthyer punimeve në Kuvend pas konsultimeve të Grupeve Parlamentare në lidhje me Rezolutën e prezantuar nga AAK-ja për Ramush Haradinajn.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se grupet parlamentare janë pajtuar në lidhje me Rezolutën, shkruan arbresh.info.

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me pikën e hequr ku kërkohet ndërpreja e bisedimeve me Serbinë deri në anulimin e fletarresteve ndaj shtetasve të Kosovës.

“Këtu është bërë një kompromis dhe kompromisi e dobësoi pak Rezolutën. Ajo që ishte esenciale në Rezolutën e mëparshme ishte që heqja e fletarresteve të jetë këtu. Edhe pas neser nëse lirohet Ramush Haradinaj por fletarrestet nuk heqen atëherë ai prapë mund të arrestohet diku tjetër. Kjo u hoq prej ndërhyrjes së LDK-së dhe PDK-së dhe çështja u reduktua në kthimin e pa kusht të z Haradinaj”, tha Konjufca.

Rezoluta u votua me shumicë votash./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme