Kush është ‘i forti’ i Tiranës që udhëtonte me autobusa të lirë?

11:49 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Arrestimit nga policia e Vlorës, për 35 vjeçarin nga Tirana Leonard Murati në një hotel në zonën e Orikum, nuk i shpëtojnë disa detaje që duken qartë në foto.

Edhe pse në dhomën e hotelit ku ai jetonte, iu gjet pistoletë dhe drogë, duket se për të mbuluar gjithçka Leonardi udhëtonte me linja urbane të transportit publik, këtë fakt e dëshmon edhe një biletë autobusi që kushton vetëm 300 lekë të vjetra, ku siç duket Leonardi, i cili u kap me thasë me cannabis, udhëtonte me një transport të lirë publik. Policia njoftoi se në dhomën e tij u gjetën:

– një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54,

– një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm

– një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.
17195436-263669890725521-606443046-o-1_1489052931-4493125

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme