Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Laç, tek Mbikalimi i Laçit.
Policia bën me dije sesi pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur, 19-vjeçari me iniciale Sh.H, banues në Kosovë.
Po ashtu, nga të dhënat parapake të policisë mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe tre të tjerë, përkatësisht B.K. 19 vjeç, D.S. 18 vjeç, B.H. 19 vjeç, të tre shtetas kosovarë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, transmeton Express.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit H.Z. 35 vjeç, banues në Krujë, cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ka qenë Zetori, i cili ka dalë nga një rrugë dytësore, duke u përplasur me makinën e shtetasve kosovarë, ku si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur një 19-vjeçar.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin