Maroku është vend i veçantë ku simbol i dashurisë nuk është zemra por mëlçia!
Ndodhet në Afrikën veriore me dalje në oqeanin Atlantik e detin Mesdhe dhe gjendet në mes të Algjerisë e Saharës Perëndimore. Në vitet e fundit ky vend po shndërrohet në një prej destinacioneve më të preferuara turistike – andaj, është koha të dini më shumë për të.
1. Maroku ndodhet vetëm 13 kilometra larg Evropës.
2.Marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyerje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.
3.Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok.
4.Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8,000 banorë – andaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”.
5.Ushqimi nacional në Marok quhet ‘seksou’, kështu që nëse dikush ju bën ftesë për të – mos hezitoni ta pranoni.
6. Paratë në këtë vend shpesh i quajnë dhe me emrin “wusakh d-dunya”, që në përkthim të lirë do të thotë “ndyrësira e botës”.
7. Maroku është eksportuesi më i madh i sardeleve në botë.
8. Xhamia Hasani II është xhamia e shtatë më e madhe në botë – ndërkaq, për ndërtimin e saj, përgjatë pesë vjetëve, kanë punuar mbi 30,000 vetë.
Arbresh.info.
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...