Thirrjeve të Nikolla Gruevskit për zgjedhje të reja parlamentare u ka bërë jehonë edhe kryeministri i qeverisë teknike maqedonase, Emil Dimitriev.
E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza, sipas tij, është që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvillohen bashkë me ato lokale. Garancia, sipas tij, për një Maqedoni të bashkuar është krijimi dhe zhvillimi i një shoqërie të fortë multietnike, raporton Top Channel
“Mënyra sesi duan disa t’i bëjnë gjërat në Maqedoni, duke përjashtuar shumicën etnike maqedonase, turqit etnikë, romët, vllehët, boshnjakët etj., nuk arrihet dot. Përpos kësaj, debatet që hyjnë thellë në Kushtetutën e vendit u çelën në periudhën post-elektorale dhe nuk ishin pjesë e diskutimeve përpara zgjedhjeve. Besoj se këto subjekte nuk duhet të jenë privilegj i elitave politike, por i njerëzve të thjeshtë, të cilët ta thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e reja të përgjithshme, krahas atyre lokale”, ishte komenti i Dimitrievit.
Iniciativa qytetare për Maqedoninë e bashkuar, mbështetëse e VMRO-DPMNE, organizoi sakaq të mërkurën një tjetër marshim, ku protestuesit përsëritën kërkesën për një Maqedoni të bashkuar.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...