Google ADS

Shënohet Dita Botërore e Veshkës

07:10 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës me disa aktivitete, sot shënon Ditën Botërore të Veshkës.

Aktivitetet do të fillojnë në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës duke pasur për qëllim që vetëdijesimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave të fillojë që nga nxënësit, pastaj, në orën 10:00 hapet pika informuese në sheshin “Nena Tereza”- Prishtinë, me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Kurse, në orën 13:00, në QKUK mbahen ligjëratat me temën kryesore “Obesiteti dhe Veshka”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme