Punë sezonale në Itali për 30850 emigrantë, miratohet dekreti i Flukseve 2017.
Thuajse të gjitha kuotat janë për punë sezonale dhe për të huajt që janë në Itali me leje qëndrimi.
Dekreti i flukseve 2017 kryesisht parashikon ardhje të reja për punë sezonale dhe konvertime leje qëndrimesh. Nga teksti i dekretit të flukseve 2017, që pritet të botohet ditët e ardhshme në fletoren zyrtare, duket që nuk ka surpriza.
Qeveria italiane vazhdon të mbajë kufijtë e mbyllur. Edhe nëse rimëkëmbja ekonomike do t’i japë frymë tregut të punës, do të përfitojnë të papunët italianë e të huaj që jetojnë tashmë në Itali, dhe jo imigrantë të tjerë të rinj.
Në përgjithësi, dekreti vë në dispozicion 30.850 kuota, të ndara si në vijim:
17.000 hyrje për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik (2.000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare).
Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara.
500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;
100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil dhe 2.400 hyrje për punonjës të pavarur .
Konvertime
Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:
5750 leje qëndrimeve për punë sezonale;
4000 leje qëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
500 leje qëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane;
Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në leje qëndrime për punë të pavarur të:
500 leje qëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
100 leje qëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.
Edhe këtë vit kërkesat e punësimit dhe të konvertimit të lejeve të qëndrimit do të paraqiten online, shkruan ‘Shqiptari i Italisë’. Por më parë duhet pritur botimi në fletoren zyrtare të dekretit dhe udhëzimet e ministrive të Brendshme dhe të Punës.
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...