Raktic: Ishte e pabesueshme

23:25 | 8 Mars 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ende nuk mund ta besojë atë që skuadra e tij ka arritur në ‘Camp Nou’.

Barcelona ka bërë një rikthim tronditës duke siguruar kalimin në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve me disfatën me rezultat të përgjithshëm 6 me 5 që i shkaktoi Paris Saint Germaint, shkruan portali arbresh.info.

“Ishte një natë e çmendur, e pabesueshme. Dua të falënderojë shumë këtë skuadër, klubin dhe tifozët. Ishte speciale”, tha Raktic pas ndeshjes.

Kjo është hera e 10-të radhazi që Barcelona ka kaluar në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme