Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vëren se raporti i Qeverisë së Kosovës mbi matjen e territorit, nuk prezanton asgjë tjetër veç një grumbull përrallash me qëllim, mashtrimin e opinionit publik. AAK e fton Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta zhvlerësojë ketë raport.
“AAK, vëren se raporti i Qeverisë së Kosovës mbi matjen e territorit, nuk prezanton asgjë tjetër veç një grumbull përrallash me qëllim, mashtrimin e opinionit publik. Raporti mund të cilësohet edhe kundër interesave të Kosovës dhe fyes për klasën politike, ekspertët e fushës dhe opinionin publik. Qeveria e Kosovës është përgjegjëse pse ka lejuar, fabrikimin e një materiali të gënjeshtërt, me plot të pavërteta dhe përmbajtje joserioze grafike dhe faktike. Publikimi i fotografive qesharake në raport, paraqet një tallje me opinionin e shqetësuar publik e politik të vendit. Kjo e ulë autoritetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në planin e brendshëm. AAK, e fton Qeverinë e Kosovës që urgjentisht ta zhvlerësojë ketë raport, ndërsa hartuesit e tij t’i marrë në përgjegjësi për tallje dhe prezantim të faktografive të pavërteta dhe manipuluese për opinionin. AAK poashtu fton eksp ertët e pavarur që ta japin kontributin e tyre intelektual e atdhetar dhe ta thonë të vërtetën për raportin e manipuluat të matjes së territorit të Kosovës!” thuhet në njoftimin e AAK-së.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së